Kanë përfunduar 4 ndeshjet e sotme të vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë së Dytë, grupi A. Në këto duele pati rezultate surpriuese, teksa u shënua një total prej 11 golash.
Besëlidhja ia doli që të fitonte pa probleme në shtëpi përballë Erzenit me shifrat 2-0. Ndërkohë që Gramshi mori 1 pikë me vlerë duke barazuar në transfertë 1-1 me Tërbunin, falë një golin në sekondat e fundit.
Në ndeshjet e tjera, Shiroka fitoi në transfertë 2-1 ndaj ekipit të Veleçikut. Ndërkohë që ndeshjes mes Luzit të Vogël dhe Basanis, u mbyll mes spektaklir të 4 golave, 3-1.
REZULTATET:
Veleçiku 1 – 2 Shiroka (Gjini 61' / Dulaj 46', Kalaja 48')
Luz i Vogël 3 – 1 Basania (Oheje 27', 61', Longcat 30' / Kaçubela 75')
Besëlidhja 2 – 0 Erzeni (Mehmeti 31', Gurbanov 44')
Tërbuni 1 – 1 Gramshi (Karaj 40' / Lamçe 90+5')
