
Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Dytë. 24 gola janë shënuar në 6 ndeshjet e ditës së sotme.
Besëlidhja triumfoi 5-0 ndaj Murlanit, ndërsa 3-0 fituan Sopoti ndaj Gramshit dhe Luzi ndaj Basanias.
Ndërkohë 3-1 ka fituar Naftëtari kundër Albanëve dhe Iliria triumfon 4-2 ndaj Veleçikut. Gjithashtu 2-1 ka fituar edhe Tërbuni kundër Adriatikut.
Grupi A:
Tërbuni – Adriatiku 2 - 1 (Gjini 54', Troshani 87'/ Hasani 90+2')
Sopoti – Gramshi 3 - 0 (Aamoumane 27', Aminu 39', Rreshka 72')
Naftëtari – Albanët 3 - 1 (Adebayou 19', Vrapi 33', Vrapi 76'/ Muhammad 11')
Besëlidhja – Murlani 5 - 0 (Allamani 10', Fucija 25', Marku 26', Dedaj 41', Allamani 45')
Veleçiku – Iliria 2 - 4 (Shekaj 39', Hotaj 53'/ Markoci 15', 17', 50', Guedes Dos Santos 71')
Luzi – Basania 3 - 0 (Hasa 9', Hasa 21', Xhika 80')