Kanë përfunduar ndeshjet e grupit B të Kategorisë së Dytë, në kuadër të javës së 21-të, ku janë shënuar gjithsej 20 gola. Butrinti ka mposhtur 4-2 Partizanin B duke mbajtur edhe këtë javë kreun e klasifikimit. Po ashtu edhe Tomori ka triumfuar thellë 5-2 me Maliqin.
Në anën tjetër, Eagle Football ka marrë një fitore të çmuar në kryeqytet me rezultatin 2-0 ndaj Delvinës duke ruajtur vendin e 8-të për mbijetesën.
Në sfidat e tjera, ajo mes Këlcyrës dhe Shkumbinit ka përfunduar në barazimin 1-1, ndërsa Oriku është ende duke luajtur me Bylisin B në transfertë, të cilën po e kryeson skuadra vlonjate.
REZULTATET:
Tomori 5-2 Maliqi (Vidrica 7', Abdulsalam 35', 63', Alinani 67', Ngene 86'/ Elmas 13', Pero 32')
Eagle Football 2-0 Delvina (Hyzellari 19', 32')
Këlcyra 1-1 Shkëmbuni (Shehu 50'/ Baparape 52')
Butrinti 4-2 Partizani B (Basha 16', 54', Lala 39', Diop 90'/ Goga 63', 81')
Bylis B 0-2 Oriku (Gjinaj 27', Llojaj 71') PO LUHET
