Edhe grupi B në Kategorinë e Dytë do të marrë vëmendjen. Saktësisht ditën e sotme në program janë 5 ndeshje mjaft të luftuara, të vlefshme për javën e 15-të.
Ekipet mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 15-të, teksa ekipe si Partizani B, Bylis B, Oriku apo Butrinti do të luajnë “all-in” për fitoren.
Kështu Partizani B do të presë në shtëpi ekipin e Maliqit, teksa Delvina luan në transfertë ndaj Shkumbinit. Nga krahu tjetër Brutrinti mat forcat me Eagle Futboll.
2 duelet e tjera do të jenë Bylis B – Tomori dhe Oriku – Devoli. Ndërkohë do të luhet edhe sfida e vetme e grupi A. Basania dhe Adriatiku do të sfidohen gjithashtu mes tyre.
NDESHJET:
Grupi A:
BASANIA – ADRIATIKU
GRUPI B:
PARTIZANI B – MALIQI
SHKUMBINI – DELVINA
BUTRINTI – EAGLE FOOTBALL
ORIKU – DEVOLLI
BYLIS B - TOMORI
