Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Veterani nuk di të ndalet, Mikel Canka rinovon me klubin e Kategorisë së Parë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Veterani nuk di të ndalet, Mikel Canka rinovon me klubin e
Mikel Canka

Përflitej se Mikel Canka në fund të sezonit do të largohej nga Lushnja, por nuk ka ndodhur kështu. Sulmuesi veteran ka arritur akordin me lagunarët duke rinovuar me ta për sezonin e ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Lushnjes përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Zyrtare! Me krenari dhe emocion të thellë, njoftojmë rinovimin e kontratës së kapitenit tonë të dashur, Mikel Canka, për sezonin 2025-2026!

Canka nuk është vetëm numri 10 në fanellë, është lideri i skuadrës! Që nga dita e parë, ai ka mbajtur me dinjitet fanellën tonë, duke dhënë më të mirën për ekipin dhe për tifozët. Ai nuk është vetëm një kapiten në fushë, por edhe një udhëheqës i vërtetë në dhomat e zhveshjes, një motivues i palodhur dhe një shembull për brezat e rinj që po rriten me ëndrrën për të arritur majat.

Tifozë të dashur, ky rinovim është edhe për ju – për besimin dhe dashurinë që i dhuroni skuadrës dhe kapitenit tonë. Bashkë jemi më të fortë, bashkë do të shkruajmë faqe të reja historike!

KF.Lushnja i uron sukese kapitenit @mikelcanka”, shkruan Lushnja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by K.F. Lushnja1930 official (@k.f.lushnja1930official)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga