Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Rikthim në Kategorinë e Parë, Burreli njofton transferimin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Rikthim në Kategorinë e Parë, Burreli njofton
Endrit Kastrati

Klubi i Burrelit ishte një nga surprizat e Kategorisë së Parë sezonin që lamë pas. Ditën e sotme, “mbretërorët” kanë zyrtarizuar afrimin më të ri të merkatos së verës.

Bëhet fjalë për Endrit Kastratin, i cili është rikthyer në ekipin e tij pas aventurës me Vëllaznimin në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Burreli nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

“Rikthim me peshë në një epokë të re!

Endrit Kastrati është përforcimi i parë në prapavijë në këtë fillim të një kapitulli të ri për KF Burreli, nën drejtimin e trajnerit Samuel Nikaj. Një rikthim që sjell eksperiencë, vendosmëri dhe njohje me fanellën verdheblu.

Mbrojtësi rikthehet në momentin e duhur, kur ekipi po ndërtohet me kujdes për të qenë gati për sfidat e sezonit të ri.

Epoka Nikaj nis me hapa të vendosur, dhe Kastrati është një prej tyre!”, shkruan Burrreli.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF BURRELI ???????? (@mbreteroret)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga