Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Portieri “braktis” Egnatian, vjen firma me klubin tjetër të futbollit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Portieri “braktis” Egnatian, vjen firma me klubin
Egnatia

Loris Haka është futbollisti më i ri i Korabit. Portieri 20-vjeçar vendosi që të largohej nga Egnatia, për të nisur një aventurë të re në Kategorinë e Parë me ekipin dibran.

Para se të bashkohej me Egnatian U21, Haka ka luajtur me ekipe si Besa e Kavajës dhe Triumph. Ndërkohë që lajmin për këtë transferim e ka bërë të ditur vetë klubi dibran në rrjetet sociale.

Njoftimi i KF Korabit:

Klubi I Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Loris Haka. Portieri ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, që e lidh me KF Korabin. I urojmë suksese lojtarit dhe klubit!

ZYRTARE/ Portieri “braktis” Egnatian, vjen firma me klubin
 

 

Poll

Lexo gjithashtu