
Te Pogradeci po tregohen “pa frena” në këtë merkato. Klubi ka bërë disa afrime mjaft cilësore dhe që do të bëjnë diferencën në sezonin e ri në Kategorinë e Parë.
Por jo vetëm kaq, pasi kanë transferuar në Pogradec me eksperiencë dhe që e njohin shunmë mirë kampionatin shqiptar. I radhës që bëhet pjesë e liqenorëve është Bedri greca.
Sulmuesi do të jetë lideri kryesorë i ekipit në sezonin e ri, ku do të marrë mbi supe repartin e avancuar. Një transferim shumë i rëndësishëm për Ard Memën, me këtë të fundit që do të mbështetet te shërbimet e 34-vjeçarit.
Siç dihet Greca ka një karrierë mjaft të pasur, ku ka luajtur për ekipe si Kukësi, Tirana, Flamurtari, Besa, Elbasani, Laci, Tërbuni, kastrioti, Gjilani dhe Ferronikeli.
View this post on Instagram