Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Merkato në dalje te kampionët, sulmuesi njofton largimin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Merkato në dalje te kampionët, sulmuesi njofton largimin
Vildan Kacubela

Iliria është një prej skuadrave aktive në këtë merkato, me ekipin nga Fushë – Kruja që ka bërë disa afrime mjaft të rëndësishme.

Por përveç zyrtarizimeve, tashmë ka edhe merkato në dalje. Vildan Kaçubela nuk do të jetë më pjesë e kampionëve të Kategorisë së Dytë për sezonin e ri. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë futbollisti shkodran, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar klubin për mundësinë e dhënë.

“KF Iliria, dua të falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar pranë gjatë këtyre 6 muajve. Faleminderit tifozëve të Fushë-Krujës për mbështetjen e pafund që më kanë dhënë në çdo ndeshje. Faleminderit trajnerëve që më kanë mbështetje pa fund. Jeni më të mirët “, ka shkruar Kaçubela.

Kujtojmë se 27-vjeçari u bë pjesë e Ilirisë në merkaton e janarit dhe menjëherë u kthye në një pikë kyçe në ekip. Por pavarësisht kësaj palët nuk kanë rinovuar, duke ndërprerë bashkëpunimin mes tyre pas 6 muajsh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga