Pogradeci ka bërë një transferim shumë të rëndësishëm ditën e sotme. Liqenorët kanë zyrtarizuar ish-futbollistin e Teutës.
Kristian Preknicaj është futbollisti më i ri i Pogradecit, i cili përforcon repartin e sulmit. 23-vjeçari rikthehet në Shqipëri pas aventurës së tij në Itali te Enna, me të cilët mbylli bashkëpunimin pak ditë më parë.
“MIRË SE ERDHE ! KRISTIAN PREKNICAJ, 23 vjeç, sulmues është afrimi më i ri në klub. KF Pogradeci i uron suksese gjatë rrugëtimit të tij pranë liqenorëve”, ka shkruar klubi liqenor.
Ndërkohë vlen të theksohet se ky transferim vjen vetëm disa orë para përballjes që Pogradeci do të ketë me Vllazninë në “Loro Boriçi”. Sfidë kjo që do të luhet ditën e sotme në orën 16:00 dhe është e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.
View this post on Instagram
