Kukësi siç duket nuk ka ndërmend të ndalet. Verilindorët kanë bërë një tjetër afrim. Këtë herë kanë transferuar një mbrojtës.
Bëhet fjalë për Erisjon Balla, i cili kalon te Kukësi në formë huazimi nga ekipi i Teutës. Klubi i uron shumë suksese me fanellën e tyre dhe në këtë mënyrë bëhet një vlerë e shtuar për pjesën e mbetur të sezonit.
“MIRË SE VJEN ERISJON BALLA
Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me KF Teutën për huazimin e mbrojtësit Erisjon Balla deri në fund të sezonit. Balla do të jetë një ndihmë më shumë për prapavijën e skuadrës sonë në pjesën e mbetur të sezoni. Klubi i uron suksese dhe shumë fat me fanellën tone”, ka shkruar Kukësi.
Kujtojmë se Balla bëhet përforcimi i 10-të i klubit në këtë periudhë, teksa më parë kanë transferuar lojtarë si Arbër Cyrbja, Paulonho, Matheus Gama, Omer Shemshiu, Matheus Alisson, Arsen Halilaj, Paulo Henrique, Tayo Abiodoun dhe Gabriel Schepanski.
View this post on Instagram
