
Tirana 2022
Enes Kuka është futbollisti më i ri i Korabit. Mesfushori 23-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Kastriotin, për të nisur një të re me ekipin dibran.
Kuka është bashkuar kështu me Korabin, ekip i cili ashtu si Kastrioti militon në Kategorinë e Parë. 23-vjeçari njihet gjerësisht, si pjesë e ekipit të Tiranës në vitin 2022, kur bardheblutë u shpallën kampionë. Gjithashtu ai ka luajtur për Besën e Kavëjës.
Njoftimi i Korabit:
Klubi I Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Enes Kuka. Mesfushori ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, që e lidh me KF Korabin. I urojmë suksese lojtarit dhe klubit!

Poll