Burreli
Periudhë merkatoje, ndërsa Burreli ka njoftuar edhe afrimin më të ri të skuadrës, e cila synon dhe përforcimin e repartin e mesfushës. Bëhet fjalë për emrin e futbollistit Oni Patushi i cili ka edhe tipare sulmuese.
Ndërsa klubi i Burrelit ka njoftuar se marrëveshja me mesfushorin, do të jetë më një kontratë 1-vjeçare. 19-vjeçari i cili do te jetë pjesë e klubit të kategorisë së parë, ka dalë nga akademia e Tiranës ku ka qenë pjesë e U19-tës.
Gjatë gjysmës së parë të sezonit, Patushi ishte pjesë e Pogradecit, ndërsa gjysmën e dytë do ta zhvillojë me fanellën “verdheblu” të Burrelit.
Postimi i Burrelit
Poll
