
Konfirmohet lajmi i publikuar disa ditë më parë. Sulmuesi ganez, Abdul Latif Yakubu është bashkuar me ekipin e Ilirisë, pasi mbylli aventurën e tij me Luzin në Kategorinë e Dytë.
Tashmë, Latif është gati për një aventurë të re në Kategorinë e Parë me Ilirinë. Kujtojmë se klubi nga Fushë-Kruja është mjaft aktiv këtë merkato, duke afruar lojtarë të rinj dhe duke përforcuar pothuajse çdo repart.
Njoftimi i KF Iliria:
ZYRTARE | Abdul Latif Yakubu te KF Iliria! Klubi i Futbollit Iliria ka kënaqësinë të njoftojë firmosjen me sulmuesin e ri premtues Abdul Latif Yakubu! Yakubu është 19 vjeç, vjen nga KF Luzi dhe konsiderohet një talent në rritje në repartin ofensiv. Me shpejtësi, teknikë dhe instinkt për golin, ai pritet të sjellë freski dhe energji të re në sulmin tonë për sezonin e ardhshëm. Mirësevjen në familjen tone, Abdul Latif!
View this post on Instagram