
Ardit Peposhi
Ardit Peposhi është futbollisti më i ri i Ilirisë. Mbrojtësi 31-vjeçari vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Vushtrrinë, për të nisur një të re me ekipin nga Fushë-Kruja.
“Ardit Peposhi është përforcimi më i ri i skuadrës sonë! Një lojtar me karakter dhe profesionalizëm, që pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë”, shkruan ndër të tjera klubi në rrjetet sociale.
Kujtojmë se anësori i majtë ka një karrierë të pasur në Shqipëri. Ai ka luajtur për ekipe si Partizani, Tirana, Teuta, Bylis, Korabi, Kukësi dhe Erzeni. Ndërkohë që në Kosovë është aktivizuar me Llapin dhe Vushtrrinë.
View this post on Instagram
Poll