Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ Iliria “blindohet” në mesfushë dhe mbrojtje, prezantohen 3 lojtarë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Iliria “blindohet” në mesfushë dhe mbrojtje,
Futbollistët e prezantuar sot te Iliria

Iliria vazhdon që të jetë mjaft aktive këtë merkato verore. Së fundmi, klubi nga Fushë-Kruja ka njoftuar edhe 3 afrime të tjera, duke përforcuar kështu mesfushën dhe repartin e mbrojtjes.

Mesfushori Fabjo Pjetraj i moshës 21-vjeçare, mbylli aventurën me Burrelin për të nisur një të re me Ilirinë. Ndërkohë që një mesfushor vjen nga Boluspor, i quajtur Abdoulaye Diarrassouba, 22-vjeç.

Përforcim ka edhe në repartin e mbrojtjes. Është 19-vjeçari Amarildo Demiraj, i cili ka firmosur me ekipin e Kategorisë së Parë. Së fundmi Demiraj ka qenë pjesë e Tiranës U19.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Iliria (@kfiliria.al)

Poll

Lexo gjithashtu