Oriku zhvilloi paraqitje fantastike në sezonin e shkuar, duke u shpallur kampione e Kategorisë së Dytë në Grupin B. Ekipi jugor, u shpall kampione në atë kategori, duke siguruar ngjitjen një ligë më lart.
Duke nisur prej sezonit të ardhshëm, 2026/2027, Oriku do të militojë në Kategorinë e Parë. Ndërsa është vetë klubi që ka njoftuar nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri, me ekipin që ka zbritur në fushë për t’u stërvitur.
“Pas një sezoni fantastik ku u shpallëm Kampionë të Kategorisë së Dytë (Grupi B), ka ardhur koha të zbresim sërish në fushë. KF Oriku nis zyrtarisht fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik 2026-2027. Ekipi ka udhëtuar drejt Maqedonisë për të nisur fazën intensive përgatitore.
Përpara nesh kemi ditë pune të palodhshme dhe disiplinë, me të vetmin qëllim: të jemi maksimalisht të gatshëm për sfidat që na presin në Kategorinë e Parë! Përkushtim total nga të gjithë, lojtarë, staf teknik dhe drejtues. Na priftë e mbara”, shkruan klubi i Orikut.
View this post on Instagram
