Iliria
Iliria e Fushë-Krujës vazhdon që të kompletojë ekipin, si nga ana e stafit ashtu dhe e organikës. Ndërkohë që së fundmi, ka afruar në klub edhe ndihmësin e trajnerit Dritan Smajli.
Ky i fundit do të ketë si krah të djathtë Eldiano Topin. Topi, ka një eksperiencë interesante, pasi së fundmi ka qenë zëvendëstrajner edhe tek Vora në Superiore, ndërsa më herët ka punuar edhe te Prishtina.
NJOFTIMI:
Klubi ynë ka kënaqësinë të mirëpresë sot në staf Eldiano Topi, i cili i bashkohet ekipit me përvojën e tij si zëvendëstrajner i FK Vorës në Superligë. I urojmë mirëseardhje dhe suksese në këtë rrugëtim të ri, me besimin se profesionalizmi dhe përkushtimi i tij do të jenë një vlerë e shtuar për klubin tonë.
View this post on Instagram
Poll
