Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

ZYRTARE/ E mbyllën me Ditmar Bicajn, Burreli prezanton trajnerin e ri të ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ E mbyllën me Ditmar Bicajn, Burreli prezanton trajnerin e ri
Samuel Nikaj

Para pak ditësh, Burreli konfirmoi largimin e Ditmar Bicajt nga stoli duke e falenderuar atë. Ditën e sotme, klubi surprizë i Kategorisë së Parë ka zyrtarizuar teknikun e ri për sezonin e ardhshëm.

Samuel Nikaj do të marrë “timonin” e Burrelit për sezonin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga vetë “Mbretërorët” nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit.

Njoftimi zyrtar i Burrelit:

ZYRTARE | Samuel Nikaj rikthehet në krye të pankinës së Burrelit!

Klubi i Futbollit Burreli njofton me kënaqësi rikthimin e trajnerit Samuel Nikaj si drejtues i skuadrës sonë për sezonin e ri.

Pas eksperiencës së tij të mëparshme me ekipin tonë, ku tregoi profesionalizëm dhe pasion për ngjyrat verdheblu, Nikaj rikthehet për të udhëhequr Burrelin me synime të qarta dhe ambicie të lartë.

Ky rikthim është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një skuadre konkurruese dhe të organizuar, e cila do të luftojë për të arritur objektivat e sezonit 2025/26.

Mirë se u riktheve në shtëpi, Mister Nikaj!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF BURRELI ???????? (@mbreteroret)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga