
Klubi i Korabit i ka objektivin e qartë në vigjilje të sezonit të ri, ngjitjen në Superiore. Dy përforcimet e fundit janë vërtetë “tunduese” dhe “kërcënim” për rivalët. Fjala është për dy sulmuesit e rinj në skuadër. Nimet Spahiu dhe Rigel Tepshi. Ky i fundit vjen nga akademia e Teutës, lojtarë me prespektivë, ndërsa Spahiu nga Vora:
“Nimet Spahiu zyrtarisht pjesë e KF Korabit! Klubi I Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Nimet Spahiu. Sulmuesi ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, që e lidh me KF Korabin. I urojmë suksese lojtarit dhe klubit!
Rigel Tepshi zyrtarisht pjesë e KF Korabit! Klubi I Futbollit Korabi njofton arritjen e marrëveshjes me Rigel Tepshi. Sulmuesi ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, që e lidh me KF Korabin. I urojmë suksese lojtarit dhe klubit!”.

