
Burreli ka bërë të tjera përforcime për këtë sezon. Matjanët kanë transferuar 2 futbollistë për të përforcuar repartin e mesfushës dhe sulmit.
Kështu kanë firmosur me Wellerson Da Silva për repartin e avancuar dhe me Arnold Siaw për mesin e fushës. Të 2 futbollistët do të jenë pjesë e matjanëve për 2 vite.
“Zyrtare | KF Burreli
Klubi ynë ka arritur marrëveshje me dy futbollistë të rëndësishëm për të ardhmen:
Wellerson Da Silva, sulmuesi brazilian, ka firmosur kontratë 2-vjeçare me klubin tonë.
Arnold Siaw, mesfushori energjik nga Gana, gjithashtu ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare.
Të dy lojtarët do të jenë pjesë e projektit tonë për sezonet e ardhshme, duke sjellë forcë dhe cilësi në repartet respektive”, shkruhet në postimin e klubit.
View this post on Instagram