
Kategoria e Parë ditën e djeshme mbylli ndeshjet e javës së 25-të të kampionatit. Erzeni arriti të merrtë 3 pikët përballë Valbonës në duelin e mbijetesës mes tyre.
Pas kësaj jave e sigurtë drejt titullit kampion vazhdon “marshimin” e saj Vora. Skyadra e Arian Bellait mposhti Kukësin dhe kryeson me 63 pikë. Me 4 pikë më pak e ndjek Flamurtari,me vlonjatët që triumfuan ndaj Korabit.
Fitore që “blindon” vendine 3-të mori edhe Besa e Kavajës ndaj Apolonisë, njëjtë si Burreli i vendit të 4-të që fitoi ndaj Kastriotit. Lushnja dhe Pogradecit mbajnë përkatësisht vendet e 5-të dhe 6-të në klasifikim dhe këtë javë nuk shkuan më shumë se barazimi mes tyre.
Ndërkohë renditja në pjesën e poshte të tabelës nuk ndryshon, pasi ekipet e tjera përveç Erzenit nuk ia dolën të siguronin pikë dhe mes tyre do të luftojnë në ndeshjet e ardhshme të mbijetojnë në Kategorinë e Parë.
