
Pamje nga stadiumi i Ilirise
Te Iliria nuk kanë ndërmend të nalin “vrullin”. Ekipi nga Fushë – Kruja këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Parë dhe klubi kërkon që çdo gjë të jetë gati për startin e kampionatit.
Për këtë tashmë ka nisur puna edhe në stadium, ku po bëhet edhe rinovimi i barit të fushës. Një moment gjatë punimeve është bërë publik nga klubi, me drejtuesit që tregpojnë se përeç stërvitjeve dhe transferimeve po punohet edhe në infrastrukturë.
Kategoria e Parë është programuar të luajë ndeshjet e para të sezonit më 23 gusht. Kështu Ilira do të përballet me Laçin, takim që do të luhet në Fushë –Krujë në orën 17:00.
Poll