Skënderbeu - Iliria
Skënderbeu luajti sot kunder Ilirisë së Fushë Krujës, ndeshje që përfundoi 1-0 në favor të korçarëve. Fundi i takimit ishte mjaft i diskutuar për shkak të penalltisë së akorduar në dëm të fushë krujasve.
Siç shihet edhe në video, lojtari bardhekuq shmang lojtarin e Ilirisë, ndërsa pengohet në zonë. Eldorian Hamiti nuk heziton dhe jep 11 metërsh në favor te vendasve.
Sfera merret përsipër nga Mario Beshiraj që nuk gabon nga pika e bardhë duke i dhenë 3 pikë të rëndësishme korçarëve.
Aktualisht Skënderbeu kryeson Kategorinë e Parë me 70 pikë, teksa takimi i sotëm ishte i vlefshëm për javën e 29-të. Ndërkohë, Iliria renditet në vendin e katërt me 38 pikë.
Poll
