Lushnja - Besa
Besa ka triumfuar në transfertë përballë Lushnjës në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në “Roza Haxhiu”, përfundoi 0-1 për kavajasit.
Golin për këta të fundit e shënoi Rodrigo Migone në minutën e 38-të me një penallti mes polemikash. Ndërkohë që në pjesën e dytë, nga lushnjarët u ndëshkuan me karton të kuq Meta dhe Arapi, por edhe Abdulai i Besës.
Kështu, kavajasit ngjiten në vendin e 8-të me 20 pikë, 1 më pak se Kastrioti në “Top 6”. Në krahun tjetër, me 16 pikë të grumbulluara, ekipi i Lushnjës mbetet në vendin e 10-të të renditjes.
Penalltia & goli i Migones
Poll
