Skënderbeu - Kukësi
Skënderbeu ka fituar në shtëpi përballë Kukësit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës përfundoi 2-1.
Golin e parë e shënuan vendasit që në minutën e 11-të me anë të Nasr. Ndërkohë që për të rikthyer barespeshën te Kukësi mendoi Birçaj në të 82-tën. Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim, Shaqe “tundi rrjetën” e verilindorëve, në minutën e 91-të.
Kështu, korçarët rikthehen në vendin e parë me 54 pikë. Në krahun tjetër me 15 pikë të grumbulluara, Kukësi mbetet në vendin e fundit.
1 - 0 GOL NASR
1 - 1 GOL BIRÇAJ
2 -1 GOL SHAQE
Poll
