Skënderbeu - Pogradeci
Pogradeci ka triumfuar në transfertë përballë Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi 1-2.
Në fillim ishin vendasit që kaluan në avantazh me anë të Nasr. Por në pjesën e dytë, “liqenorët” përmbysën gjithçka me Kazeem dhe Danladi, me këtë të fundit që shënoi në minutat e fundit.
Kështu, Pogradeci shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 3-të të renditjes. Në krahun tjetër me 34 pikë, korçarët mbeten të parët.
GOLAT:
Goli i Nasr (Skënderbeu 1-0 Pogradeci)
Goli i Kazeem (Skënderbeu 1-1 Pogradeci)
Goli i Danladi (Skënderbeu 1-2 Pogradeci)
Galeria fotografike ()
Poll
