Ndryshe nga fillimi i sezonit në Kategorinë e Parë, Skënderbeu i drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka ka një “zbehje” të çuditshme. Edhe pse ia dolën të fitojnë me përmbysje kundër Apolonisë, ekipi korçar nuk bind më.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Sulo, duke “befasuar” Skënderbeun. “Ujqërit” vendosën ekuilibrin në minutën e 30-të me Nasr.
Në pjesë e dytë, Nasr nuk u ndal, shënoi edhe dy herë të tjera, duke plotësuar trigolëshin personal. Në fund, pati kohë edhe për finalizimin e Topit, i cili vlejti sa për statistikë. Pas 22 javësh të zhvilluara, Skënderbeu mban vendin e parë me 51 pikë, 3 më shumë se Laçi ndjekës.
Por detaj interesant është se në 5 ndeshjet e fundit, Skënderbeu nuk ka shënuar në asnjë rast me shumë se 1 gol nga kundërshtari, pra nuk bind dhe vuan tej mase, madje edhe ndaj rivalëve që ndodhen në zonën e poshtme të tabelës, rasti i sotëm karshi Apolonisë.
0 - 1 GOL SULO
1 - 1 GOL NASR
2 - 1 GOL NASR
3 - 1 GOL NASR
3 - 2 GOL TOPI
