Kategoria e Parë
Kategoria e Parë ashtu si Superiorja ditën e sotme do të luajë disa nga ndeshjet e javës së 9-të të kampionatit. Në Kategorinë e Parë vetëm 2 ekipe do të zbresin në fushë ditën e sotme.
Apolonia pret në shtëpi skuadrën e Ilirisë dhe mes tyre do të përplasin “brirët” për 3 pikët. Një ndeshje e luftuar pritet mes skuadrave, të cilët aktualisht ndodhen në “Play-Off”.
Skuadra nga Fushë – Kruja mban vendin e 3-të me 14 pikë, ndërsa Apolonia ndodhet në vendin e 5-të me 12 pikë. Kështu si krutanët ashtu edhe fierakët synojnë vazhdimësinë në kampionat dhe dueli mes tyre pritet të prodhojë spektakël.
Poll
