Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Trofeu i golashënuesit ndryshon “drejtim”, sulmuesi i Luzit ‘parakalon’ Grecën

Shkruar nga NEWSPORT
Trofeu i golashënuesit ndryshon “drejtim”, sulmuesi i Luzit
Bedri Greca - Itodo Peter Mandela

Luzi barazoi 3-3 me Vorën në një sfidë spektakolare të zhvilluar në Kavajë. 3 golat për ekipin kavajasit arriti t’i shënonte Itodo Peter Mandela, i cili padiksutim ishte protagonisti kryesorë.

Me tripletën ndaj Vorës, tashmë rimerr kreun e golashënuesve, duke "parakaluar” në renditje Bedri Grecën. Ky i fundit do të luajë ditën e sotme me Elbasanin ndaj Bylisit, sfidë që do të startojë në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.

Kështu ish-lojtarit të Tiranës do t’i duhen 2 gola për të barazuar sulmuesin e Luzit, ndërsa i nevojitet tripleta për të fituar trofeun e golashënuesit. Itodo Peter Mandela ka shënuar 19 gola në këtë sezon, ndërsa Greca e ndjek me 17 të tillë.

Mbetet të shihet nëse 33-vjerçari kryeqytetas do t’ia dalë të shënojë gola ndaj ballshit, apo Itodo do të fitojë këtë trofe personal në sezonin e tij të parë me skuadrën e Luzit.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7