Kategoria e Parë
Kategoria e Parë do të rikthehet sërish në fushë në fundjavë, për të zhvilluar ndeshjet e ardhshme. Saktësisht do të nisë faza e 3-të e kampionatit, e cila premton të jetë spektakël si në fushë edhe në tribuna.
Duele interesante janë në program për javën e 23-të, ku të gjitha ndeshje janë në program për t’u zhvilluar në të njëjtin orar, 14:00. Kështu do të sfidohen Burreli – Korabi, Iliria – Besa, Kastrioti – Apolonia.
Interesante janë edhe sfidat Laçi – Luftëtari, Pogradeci – Lushnja dhe Skënderbeu – Kukësi, ku ekipet do të luftojnë për çdo pikë, e cila në fund të sezonit do të vlejë shumë në arritjen e objektivave të tyre.
Poll
