Kategoria e Parë
Kategoria e Parë rikthehet sot për verdiktet e radhës, sa i takon fazës play-off, ku katër skuadra do të zbresin në fushën e lojës për të luajtur shanset e ngjitjes në Abissnet Superiore për sezonin e ardhshëm.
Pogradeci pret Kastriotin në shtëpi, ndërsa Iliria do të përballet me Besën e Kavajës. Të dyja këto sfida do të luhen në të njëjtën orë, pra 16:00.
Skuadrat që do të rezultojnë fituese në këtë duel, do të masin forcat në finalen e madhe të programuar për t’u zhvilluar më 11 maj në orën 17:00, përpara se t’i drejtohen ndeshjes së fundit dhe asaj më të vlefshmes, që është ndeshja ndaj ekipit që do të përfundojë i 8-ti në klasifikimin e javës së 36-të dhe të fundit të Abissnet Superiore.
Poll
