Kategoria e Parë
Ditën e sotme do të zhvillohet 6 ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 31-të të kampionatit. Sigurisht që në sy bie sfida mes Laçit dhe Pogradecit, direkte për vendin e dytë, që do të thotë ngjitje në Superiore.
Në ndeshjet e tjera, Skënderbeu pret në shtëpi Kastriotin, ndërsa ekipin i Lushnjës luan fatet përballë Ilirisë së Fushë-Krujës. Në krahun tjetër, Kukësi pret në shtëpi Korabin, ndërsa skuadra e Apolonisë kërkon pikë ndaj Besës së Kavajës.
Dueli tjetër është ai mes Luftëtarit dhe Bylisit. Ndërkohë që këto ndeshje do të luhen paralelisht, duke nisur prej orës 15:00, ku pritet që të ketë spektakël dhe emocione.
Poll
