
Ekipi i Laçit në stërvitje
Laçi dhe Kukësi kanë barazuar në ndeshjen miqësore të luajtur ditën e sotme. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Laçit, nuk kishte fitues dhe përfundoi me shifrat e barabarta 3-3.
Golat për kurbinasit u shënuan nga Tresa (2) dhe Cisse (1). Një “sinjal” jo negativ nga ndeshja debutuese e trajnerit të Laçit, Rui Amorim, por një sfidë mjaft e mirë edhe nga verilindorët.
Kjo ndeshje vlen si test për dy ekipet dhe trajnerët respektivë. Kështu, “timonierët” kanë parë nga afër dhe në fushën e lojës se ku mund të “çalojnë” ekipet e tyre.
Vlen të theksohet se të dyja skuadrat do të militojnë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.
Poll