Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Skënderbeu kërkon të “vulos” rikthimin drejt elitës në Korçë, Laçi dhe Pogradeci “kokë më kokë” për vendin e dytë

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu kërkon të “vulos” rikthimin drejt
Kategoria e Parë

Krahas përballjeve në Abissnet Superiore, futbolli shqiptar kthehet dhe me sfidat e Kategorisë së Parë e cila luan sot javën e 29-të.

Plot 5 ndeshje do të luhen në të njëjtin orar paralelisht, 15:00, aty ku skuadrat do të vazhdojnë betejat e tyre për objektiva të rëndësishëm, që prej kreut e deri në vendet e fundit në klasifikim.

Skënderbeu është skuadra e parë që ka siguruar hipotetikisht kthimin në elitë sezonin e ardhshëm, ndërsa beteja mes Laçit dhe Pogradecit për vendin e dytë vijon të mbetet e hapur, pasi distanca momentalisht mes vendit të dytë dhe të tretë është vetëm 3 pikë.

“Ujqërit e Dëborës” presin në shtëpi Ilirinë e Fushë Krujës, teksa po ashtu edhe laçjanët me liqenorët do t’i luajnë sfidat në stadiumin e tyre përballë Burrelit dhe Kastriotit.

Interesante mbetet dhe sfida për mbijetesën mes Kukësit dhe Apolonisë. Të dyja këto skuadra kanë shfaqur një rendiment të dobët në javët e fundit dhe në këtë duel do të kërkojnë të marrin maksimumin për të mbetur edhe këtë sezon në të Parën.  

Po ashtu, edhe Korabi do të luajë me Lushnjen e vendit e fundit, për të shpresuar një vend në top-katërshe. 

Poll

Lexo gjithashtu