Në Kategorinë e Parë do të luhet ditën e nesërme sfida e fundit e jvës së 17-të, e cila u shty për shkak të kushteve atmosferime. Pavrësisht se ende nuk është zhvilluar përballja Korabi – Burreli, sërish në renditje nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha.
Kështu Skënderbeu është ekipi kampion dimri, pasi e kanë mbyllur këtë vit kalendarik me 40 pikë. Korçarët kryesojnë të shkëputur me 7 pikë nga Laçi dhe 8 nga Pogradeci. Ndërkohë më pas renditen Kastrioti me 24, Besa me 23 dhe Apolonia me 22 që mbyllin kështu edhe “Play-Off”.
Humbja e dytë rresht në kampionat ka zbritur Ilirinë në vendin e 7-të në klasifikim me vetëm 22 pikë, teksa pas tyre renditen Korabi dhe Burreli me nga 20 pikë dhe do të duelojnë mes tyre ditën e nesërme.
Nga krahu tjetër është Lushnja me 16 pikë, Luftëtari me 11 dhe Kukësi mbyll klasifikimin me 9 pikë. Nga kjo renditje aktuale shikohet se Skënderbeu e Laçi kanë “siguruar” Superioren, teksa në “Play-off” kanë shkuar Pogradeci, Kastrioti, Besa e Apolonia.sa i takon “Play-Out” aktualisht diskutohet mes Korabit, Ilirisë dhe Burrelit, teksa “bien” në Kategorinë e Parë Luftëtari dhe Kukësi në bazë të klasifikimit aktual.
