
Kategoria e Parë ditën e djeshme ka mbyllur ndeshjet e javës së 4-të të kampionatit. 4 ekipet e kreut tregojnë “forcën” ndaj kundërshtarëve, ndërsa Iliria surprizoi Kukësin, duke siguruar edhe fitoren e parë sezonale.
Kështu “ligjin” në Kategorinë e Parë e bën Skënderbeu me 10 pikë, me korçarët që ndiqen nga Laçi me 1 pikë më pak. Me nga 7 pikë renditen Apolonia dhe Burreli, teksa Pogradeci mban vendin e 5-të me po kaq pikë.
Një garë e fortë parashikohet për vendin e fundit në “Play-Off”. Lushnja, Luftëtari, Kukësi dhe Iliria kanë grumbulluar nga 4 pikë pas kaq javësh, teksa me 1 pikë më pak i ndjek Korabi. Deri më tani Besa dhe Kastrioti janë për mbijetesë, teksa kanë grumbulluar vetëm 2 pikë dhe mbajnë vendet e fundit në klasifikim.
