Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Shpresoj të rikthejmë Kukësin aty ku ka vendin”, klubi verilindor prezanton Drejtorin e Përgjithshëm

Shkruar nga NEWSPORT
“Shpresoj të rikthejmë Kukësin aty ku ka vendin”,
Kristi Çela gjatë prezantimit te Kukësi

Klubi i Kukësit ka nisur të rimëkëmbet. Ditën e sotme, verilindorët kanë prezantuar Drejtorin e Përgjithshëm të klubit. Ai që do të mbajë këtë pozicion te Kukësi, do të jetë Kristi Çela.

"Është kënaqësi për mua të jem pjesë e një prej klubeve që ka shkruar histori në futbollin shqiptar. Shpresoj që së bashku me tifozët e komunitetin, të rikthejmë ekipin e Kukësit aty ku ka vendin, duke bashkëpunuar me bizneset e Kukësit, brenda ose jashtë trojeve shqiptare", ishin fjalët e Çelës.

Kujtojmë që Kukësi po kalon një moment shumë të vështirë momentalisht. Në sezonin që lamë pas i shpëtuan “tragjedisë”, rënies në Kategorinë e Dytë, teksa në sezonin e ardhshëm do të kërkojnë përmirësimin.

“Shpresoj të rikthejmë Kukësin aty ku ka vendin”,
Postimi i Kukësit

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga