Besa - Lushnja nga duelet e sezonit te kaluar
Kategoria e Parë do të luajë ndeshjet e fundit të javës së 16-të të kampionatit. 2 ekipe do të zbresin në fushë dhe do të kërkojnë fitoren të lënë zonën e “ftohtë”.
Kështu Lushnja do të presë Besën e Kavajës dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e kësaj jave. Një përballje që do të luhet në “Roza Haxhiu” dhe do të startojë në orën 13:30.
Aktualisht vetëm 1 pikë i ndan 2 ekipet në klasifikim, me kavajasit që kanë 17 pikë dhe mbajnë vendin e 9-të në klasifikim, ndërsa lushnjarët kanë 16 pikë dhe ndodhen në vendin e 10-të. jNë përballje direkte për mbijetesën, me skuadrat që synojnë e pikët jetike.
Poll
