Pogradeci
Pogradeci vazhdon formën e mirë në Kategorinë e Parë, teksa sot mposhti Kukësin me shifrat 2-0. Për “liqenorët” shënoi dy herë Pius, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme të tijëve.
Kështu, ekipi i Emiljano Çelës shkon në kuotën e 29-të pikëve dhe konsolidon vendin e 3-të në renditje. Pogradeci afrohet ndjeshëm me zonën e kreut, duke kërcënuar haptazi Skënderbeun dhe Laçin.
Vazhdimësua e rezultateve pozitive, bëjnë që ekipi pogradecar të jetë një pretendent serioz për Superioren. Kujtojmë se sezonin e shkuar arritën deri në “play-off” ku ishin të pafat përballë Tiranës.
Poll
