Ditën e mërkurë Iliria dhe Skënderbeu do të duelojnë mes tyre për sfidën e javës së 14-të të Kategorisë së Parë. Një duel i shtyrë për shkak të dhunës së ndodhur 2 javë më parë në “Redi Maloku”, ku futbollistë të skuadrës krunate sulmuat ato të korçarëve.
Për këtë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, Klubi përveç gjobës, është dënuar të luajë ndeshjet e mbetura të këtij sezoni në transfertë. Kështu ndaj Skënderbeut do të luajnë në “Elbasan Arena”. Pikërisht për këtë përballje, tifozët e Ilirisë po bëhen gati, ndërsa e konsiderojnë si transferta më e fortë që do të luhet në kampionat.
“Dita e mërkurë është dita më e rëndësishme për qytetin e Fushë – Krujës. 10 autobusa, makina private, nisemi në qendër autokolonë drejt Elbasanit. I madh e i vogël, transferta më e fortë që ka pas naj herë Fushë – Kruja”, kanë shkruar tifozët krutanë, duke na zbuluar kështu se janë përgatirur për këtë supersfidë.
