Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Sfidë me emocione dhe garë sportive”, klubi i Pogradecit paralajmëron Kukësin në prag të ndeshjes: Do të ketë përkushtim deri në minutën e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
“Sfidë me emocione dhe garë sportive”, klubi i Pogradecit
Pogradeci

Pogradeci do të presë këtë të shtunë Kukësin në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë së Parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, do të nisë në orën 15:00.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për liqenorët, të cilët vazhdojnë misionin drejt ngjitjes në Superiore pa e hequr “këmbën nga gazi”.

Ndërkohë që në prag të duelit ndaj verilindorëve, Pogradeci ka reaguar në rrjetet sociale. Klubi u kërkon tifozëve që të shkojnë në stadium, për të mbështetur nga afër ekipin. Ndër të tjera, liqenorët premtojmë spektakël, ritëm, përkushtim dhe futboll cilësor.

POSTIMI:

Të shtunën, më 11 prill, në Pogradec zhvillohet një përballje e rëndësishme mes dy skuadrave me histori dhe objektiva të qarta: Pogradeci pret Kukësin në një sfidë që pritet të dhurojë emocione dhe garë të fortë sportive. Të dy ekipet zbresin në fushë me synimet e tyre dhe me respekt maksimal për kundërshtarin. Pogradeci kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë dhe mbështetjen e tifozëve. Një takim që premton ritëm, përkushtim dhe futboll cilësor deri në minutën e fundit. Mirë se vini në stadium!

Poll

Lexo gjithashtu