Pogradeci
Pas dy sezoneve shumë afër ngjitjen në Superiore, Pogradeci do të tentojë “e treta e vërteta”. Klubi liqenor po zhvillon një merkato majft interesante, ndërsa sot ka zyrtarizuar dy afrimet e reja.
Abaz Karakaçi është larguar nga Besëlidhja dhe ka vendosur të nisë një aventurë të re me Pogradecin. Ndërsa afrimi tjetër është ai i Francis Okoli, që vjen nga Atletico CP në Portugali.
Të dy këta lojtarë janë mesfushorë difensivë. Ndërsa është vetë klubi i Pogradecit që ka njoftuar transferimet, me anë të dy fototve të publikuara në rrjetet sociale.
Story i Pogradecit, Abaz Karakaçi
Story i Pogradecit, Francis Okoli
Galeria fotografike ()
Poll
