Pogradeci
Pogradeci do të përballet këtë të shtunë me Luftëtarin në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në Gjirokastër, nis në orën 13:30.
Ndërkohë që tek klubi “liqenor” kanë nisur numërimin mbrapsht, duke pritur me dëshirë të madhe për 3 pikët këtë ndeshje. Pogradeci ka publikuar në “InstaStory” disa foto nga stërvitja.
Ndërsa sipër fotos ka vendosur “count-doën”, pra numërimin mbrapsht deri në fillimin e ndeshjes. Kujtojmë se Pogradeci po bën mirë këtë sezon, duke qenë pretendent serioz për Superioren.
Me 29 pikë, “liqenorët” mbajnë vendin e 3-të në renditje, me 1 pikë më pak se Laçi që renditet i dyti dhe 8 më pak se Skënderbeu kryesues.
Poll
