Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Rruga drejt Superiores ende e hapur, Pogradeci paralajmëron rivalët: Rikthimi ynë do të jetë edhe më i fuqishëm!

Shkruar nga NEWSPORT
Rruga drejt Superiores ende e hapur, Pogradeci paralajmëron rivalët:
Pogradeci

Pas humbjes 2-0 përballë Laçit, Pogradeci të përballet të shtunën e 25 prillit me Skënderbeun. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, do të nisë në orën 15:00.

Në prag të këtij dueli, klubi liqenor ka bërë një postim motivues në rrjetet sociale. Pogradeci e pranon që është një moment i vështirë, por thekson se pikërisht në momente të tilla formohet forca dhe lind vendosmëëria.

Ndër të tjera, klubi i Pogradecit paralajmëron të gjithë rivalët, që rikthimi do të jetë akoma edhe më i fortë. Kujtojmë se liqenorët kanë ende shpresa për Superioren, me anë të “play-off”-it.

POSTIMI:

Pas një humbjeje nis reflektimi, një heshtje e shkurtër që flet më shumë se çdo fjalë. Është një moment i vështirë, por jo fundi i rrugës. Në këto çaste formohet forca, dhe lind vendosmëria për t’u ringritur. Nga çdo rrëzim marrin forcë, nga çdo gabim ndërtojnë besim. Dhe pikërisht tani, kur sfida duket më e madhe, besimi bëhet edhe më e fortë. Rruga vazhdon, dhe rikthimi ynë do të jetë edhe më i fuqishëm.

Poll

Lexo gjithashtu