Pogradeci
Kur na ndajnë vetëm pak orë larg ndeshjes së "play-off"-it mes Pogradecit dhe Kastriotit, liqenorët i janë drejtuar sërish rrjeteve sociale, për t'i treguar rivalit se janë plotësisht të gatshëm për të matur forcat në fushën e lojës.
Në një postim në Facebook, faqja e klubit shkruan se kjo ndeshje vlen shumë për misionin e ngjitjes në Abissnet Superiore dhe se nga kjo "finale", kalkukohen dhe shanset për të prekur këtë ëndërr të madhe.
Skuadra e drejtuar nga Emiljano Çela i bën thirrje dhe tifozëve që mbështetja e tyre vlen shumë në "hapat finalë". Ndeshja do të nisë në orën 16:00 dhe pritet të dhurojë emocione të shumta.
Poll
