Kategoria e Parë ka përfunduar ditën e sotme të gjitha ndeshjet e javës së 24-të të kampionatit. Skënderbeu triumfoi ditën e sotme 3-0 ndaj Luftëtarit, Besa fitoi 1-0 ndaj Burrelit dhe 1-1 përfundoi dueli mes Ilirisë dhe Kukësit.
Ndëkrohë ditën e djeshme Pogradeci fitoi 2-1 ndaj Apolonisë, Korabi triumfoi 1-0 ndaj Kastriotit dhe 5-1 ka fituar Laçi ndaj Lushnjes.
Pas këtyre rezultateve Skënderbeu rimerr kreun e Kategorisë së Parë dhe vazhdon të kryesojë me 57 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të dytë. Ndërkohë Pogradeci i ndjek kurbinasit me 5 pikë më pak, për të vazhduar më pas me Ilirisë me 33 pikë në vendin e 4-të, po aq sa Kastrioti. Me 31 pikë ndodhet Burreli, i cili tashmë ndjen edhe “presionin” e Besës, me kavajasit që kanë 28 pikë dhe mbajnë vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit.
Po me 28 pikë ndodhet edhe Korabi, teksa me 4 pikë më pak i ndjek Apolonia që ndodhet në vendin e 9-të. 20 pikë ka grumbulluar Lushnja e cila gjithashtu ndodhet në “Play-Out”. Dy vendet e fundit në Kategorinë e Parë janë Luftëtari me 19 pikë dhe Kukësi me 16.
