Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Presin në shtëpi Ilirinë, Burreli thirrje tifozëve: Ejani në stadium për të mbështetur skuadrën në ndeshjen vendimtare

Shkruar nga NEWSPORT
Presin në shtëpi Ilirinë, Burreli thirrje tifozëve: Ejani
Burreli

Kategoria e Parë ka hyrë në fazën më delikate dhe të rëndësishme të saj. në kuadër të javës së 25-të të kampionati një nga ndeshjet do të jetë mes Burrelit dhe Ilirisë.

Matjanët presin në shtëpi ekipin nga Fushë-Kruja dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores. Një duel shumë i luftuar pritet mes dy ekipeve, ku vetëm 2 pikë i ndan në klasifikim, teksa ndodhen në “Play-Off”.

Pikërisht për këtë përballje, klubi vendas kërkon edhe mbështetjen e tifozëve. Drejtuesit kërkojnë që të jenë sa më të shumtë në numër për të mbështetur ekipin.

“Në kuadër të javës së 25 të Kategoria e Parë, KF Burreli do të përballet me KF Iliria Fushë‑Krujë.

07.03.2026

Ora: 14:00

Stadiumi “Liri Ballabani”.

Ftojmë të gjithë tifozët të jenë të pranishëm në stadium për të mbështetur ekipin tonë në këtë përballje të rëndësishme”, ka shkruar klubi matjan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF BURRELI ???????? (@mbreteroret)

Poll

Lexo gjithashtu