
Pogradeci barazoi ditën e sotme përballë Apolonisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Gjorgjy Kyçyku”, përfundoi me rezultatin 1-1.
Në këtë ndeshje nuk munguan as rastet e dyshimta, me pogradecarët që pretenduan një penallti. Një nga lojtarët e “liqenorëve” u rrëzua në zonën kundërshtarëve, por ky rast u anashkalua nga kryesori Daniel Vrapi.
Pikërisht për këtë rast ka reaguar kapiteni i Pogradecit, Vangjel Zguro. Mbrojtësi i krahut të majtë ka reaguar në rrjetet sociale, duke u shprehur se VAR-i ishte prezent në ndeshje, por nuk u mor parasysh nga gjyqtari kryesor.
Reagimi i Vangjel Zguros:
Nuk e di për çfarë e vënë VAR-in në një ndeshje si kjo e stomja dhe në fund arbitri as e merr në konsideratë të shikojë si rast penalltie, që është minimalja që duhet të bëjë, por thjesht e anashkaloi si rast dhe pse në stadium ndodhej VAR. Edhe sa do vazhdojë kështu dhe sa…
