Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Pogradeci s’bën kompromise për Superioren, klubi vjen me pyetjen pikante për tifozët: Kë doni në finale?

Shkruar nga NEWSPORT
Pogradeci s’bën kompromise për Superioren, klubi vjen me pyetjen
Pogradeci

Objektivi i Pogradecit mbetet i pandryshueshëm, ngjitja në Abissnet Superiore. Pavarësisht se liqenorët nuk ia dolën që ta siguronin përmes dy vendeve të para, shanset janë ende aty pasi sot do të luhet ndeshja e “play-off”-it përballë Kastriotit në orën 16:00.

90 minutat do të vlejnë shumë për fatin e pogradecarëve, të cilët e nisën sezonin pikërisht me këtë ambicie, ndaj dhe takimi garanton një sfidë të luftuar dhe me shumë dinamika.

Sakaq, faqja e klubit ka zgjedhur t’iu drejtohet tifozëve me refrenin e zakonshëm se kë dëshirojnë ata në “finalen” e fundit që do të përcaktojë dhe skuadrën që do të militojë në Abissnet Superiore sezonin e ardhshëm.

Përgjigjia që ata japin është pikërisht Vora, ekip i cili pozicionohet momentalisht i 8-ti në elitë me përditësimin e fundit të pikëve në renditjen e klasifikimit. Sigurisht, për të arritur tek kundërshtari i fundit, fillimisht duhet të kalohet Kastrioti, e më pas një prej Ilirisë dhe Besës së Kavajës.

Pogradeci s’bën kompromise për Superioren, klubi vjen me pyetjen
Postimi në faqen e klubit

 

Poll

Lexo gjithashtu